Autori I njohur shqiptar, Ismail Kadare këtë 28 Janar feston ditëlindjen e tij të 87, përcjell InLajmi.
Shkrimtari shqiptar lindi në Gjirokastër, ku dhe përfundoi arsimin e mesëm.
Ismajl Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi ku dhe shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova.
Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit Frymëzimet djaloshare, 1954, “Ëndërrimet”, 1957, por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im 1961, që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male 1964, Motive me diell 1968 dhe Koha 1976. Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.