Buzëkuqi duket më bukur në buzë të kuruara dhe ka disa sekrete se si t`ia bësh që buzët dhe buzëkuqi juaj të duken bukur gjatë gjithë ditës
Kufizuesit nuk janë armiq
Kanë kaluar ditët kur ngjyra e buzëve fshihet dhe mbetet vetëm ajo pamja e viteve ’80-ta… Përdorni vijë të kuqe, por ngjyrosni buzët për qëndrim më të gjatë dhe qetësi të mendjes.
Lini buzët të flasin
Nëse është një dukje për ditën, mos ngjyrosni shumë sytë. Sytë e theksuar shumë dhe buzët e kuqe janë tejet ekspozuese, me siguri do t’i ruanit për mbrëmje.
Përshtate me ngjyrën e lëkurës
Mendoni për ngjyrën e lëkurës dhe ngjyrën e syve – e gjitha bënë dallim. E theksuara e ndritshme duket bukur kundër ngjyrave të errëta të fytyrës. Ngjyra e errët bënë dhëmbët të duken më të bardhë, përderisa ngjyrat e kuqe-portokalli duken bukur në lëkurë të nxirë. Provoni të gjitha- e duhura është ajo që ju sjellë ngjyrë në jetën tuaj, përcjell ABC News.
Nuk ka rregulla nëse e gjeni të përkryerin
Fjala e fundit është, nuk ka rregulla nëse gjeni ngjyrën që e doni. Dhe si ta dini nëse është e kuqja e duhur për ju? Do ta ndjeni dhe do të duket e duhur.