I pyetur në lidhje me mundësinë e njohjes se pavarësisë së Kosovës nga Beogradi ai tha se duke e njohur politikën serbe kjo gjë nuk mund të ndodh, vetëm nëse ka ndonjë revolucion brenda politikës serbe
Asani shtoi se duke para retorikën e liderit të serbisë, ai mund të njohë një proces, por jo pavarësisë.
Biseda nisi me situatën e aktuale në Ballkan, ku padyshim ngjarja kryesore është krisja e marrëdhënies mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, pasi kjo e fundit tërhoqi ambasadorin e saj nga Shkupi.
I pyetur nëse është i justifikuar ky veprim i Sofies, Asani u përgjigj duke thënë se ky problem ka një retrospektivë historike.
Sipas tij ky problem ka vetëm një synim, të pengohet integrimi i Maqedonisë në Bashkimin e Europian,
Asani shprehet se politikat ruse në Maqedoni dhe Bullgari janë të sinkronizuara për të ndaluar një proces jetik, jo vetëm për integrimin e Maqedonisë, por edhe parandalimin e fundit të Rusisë për të destabilizuar Ballkanin