Policia e Kosovës ka njoftuar se 2 burra kanë raportuar në Polici se në brendi të pyllit kanë hasur në disa eshtra njeriu, përcjell InLajmi.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Qëndresa” në Prishtinë dhe me të marrë lajmin njesitë relevante kanë dalur në vendgjarje.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se rasti është duke u hetuar.
“GJETJE E MBETJEVE MORTORE-Rr. Qëndresa, Prishtinë 27.01.2023 – NN. 2 dëshmitar meshkuj kosovarë kanë informuar se në brendi të pyllit kishin hasur në disa eshtra të njeriut. Njësia përkatëse ka bërë tërheqjen e mbetjeve mortore dhe ka dërguar në IML për procedurë të mëtutjeshëm. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /InLajmi/