Është krejtësisht e dëmtuar dhe jofunksionale për mbajtjen e mësimit.
Kjo është vetëm një nga sallat e gjimnazit “Hamëz Jashari” në Skenderaj e cila u dëmtua nga vërshimet.
Por, edhe në klasat tjera të kësaj shkolle janë dëmtuar inventarët, teksa vlera e dëmeve konsiderohet të ketë arritur mbi 70.000 euro.
Në sanimin e këtyre dëmtimeve kontribuan edhe nxënësit, të cilët thonë se u janë paraqitur vështirësi në mësim.
Dëmtime ka pasur edhe në shkollën teknike “Anton Çeta” ku dyert, palestra e edukatës fizike dhe ngrohjet janë jashtë funksionit, teksa vlera e dëmit është mbi 50 mijë euro.
E nga Komuna thonë se kanë filluar vlerësimin e dëmeve nga këto vërshime.
Drejtori i Arsimit shpreson se pas pushimit nxënësit t’i rikthehen mësimit normalisht, teksa kërkon përkrahje nga niveli qendror, shkruan TëVë1.
Dëme nga vërshimet ka pasur edhe në komuna tjera si Mitrovicë dhe Klinë ku vlera e tyre konsiderohet të jetë miliona euro.