Policia e Kosovës njoftoi se këtë të premte në veri të vendit është sulmuar me armë zjarri një automjet zyrtar i Policisë së Kosovës, përcjell InLajmi.
Nga Policia njoftuan se nuk raportohet për zyrtar policor të lënduar, përveç dëmeve materiale të shkaktuara në veturën zyrtare të Policisë së Kosovës.
Më tej nga Policia u njoftua se lidhur me rastin janë ndërmarr veprimet e nevojshme operative hetimore, përfshirë edhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes, nga ku është konstatuar se vetura është goditur me një predhë të armës së zjarrit. /InLajmi/