Ministri i Ministri i Financave, Punës dhe Transferev, Hekuran Murati, ka arsyetuar ndarjen e 50 eurove nga Qeveria e Kosovës për sektorin publik duke thënnë së punëdhënësi i tyre është qeveria, përcjell InLajmi.
Murati tha se si qeveri gjithmonë kanë mbështetur njësoj si sektorin privat edhe atë publik, dhe rritja e pagave është detyrim për institucionin pasi është punëdhënës i tyre.
“Ne kemi pasur pako mbështetëse në vazhdimësi, qoftë për sektorin privat, qoftë për sektorin publik. Sa i përket sektorit publik, shteti i Kosovës është punëdhënësi dhe paga rritet nga punëdhënësi. Dhe ne si Qeveri sa i përket sektorit privat kemi pasur masën mbështetëse”, tha ai.
Ai tha se kanë bërë thirrje që punëdhënësit e sektorit privat të gëzojnë rritje pagash, dhe kemi thënë që nëse sektorit privat iu rriten pagat ne si qeveri do i ndihmojmë.
“Rritja e pagave si e tillë, sepse shpesh dëgjojmë se qysh Qeveria nuk po i rrit pagat në sektorin privat, paga në sektorin privat rritet nga punëdhënësi. Unë si ministër kam bërë thirrje që punëdhënësit në sektorin privat t’i rrisin pagat sepse ka mundësi që t’i rrisin pagat dhe kam thënë se në si Qeveri do t’i mbështesim ata që rrisin pagat. Rritja e pagave vjen nga punëdhënësi”, u shpreh ai./InLajmi/