Ministri i Mbrojtës, Armend Mehaj njoftoi se bizneset e ndryshme kanë qenë partnerët e radhës të cilët shprehën gatishmërinë për të ofruar ndihmën dhe kontributin e tyre për pjesëtarët ushtarak, përcjell InLajmi.
Ministri i Mbrojtjes deklaroi se ditëve të radhës presin që kësaj nisme ti bashkëngjiten edhe biznese të tjera.
Mehaj shtoi se kjo është vetëm njëra nga nismat që ata kanë ndërmarrë në kuadër të mbështetjes së ushtrisë.
Postimi i plotë i tij:
Ushtarakët përbëjnë një komunitet të rëndësisë së lartë, ndërsa ushtria është institucion i vlerave të mëdha. Andaj veprimet duhet të jenë të koordinuara, përballë qëllimeve që i kemi të përbashkëta.

Kësisoj, në kuadër të bashkëpunimit me bizneset dhe institucionet private, Oda Ekonomike e Kosovës, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës dhe Oda Tregtare Kosovaro-Turke, qenë partnerët e radhës të cilët shprehën gatishmërinë për të ofruar ndihmën dhe kontributin e tyre për pjesëtarët ushtarak.
Ditëve në vijim presim që kësaj iniciative që ka për qëllim ngritjen e mirëqenies se ushtarakëve t’i bashkohen edhe shumë biznese të tjera.
Kjo është vetëm njëra nga nismat që kemi ndërmarrë në kuadër të mbështetjes që do ofrojmë në raport me rëndësinë dhe detyrën fisnike që ushtria jonë ka. /InLajmi/