Kryetari i PDK-së këtë të premte ka pritur në takim Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, përcjell InLajmi.
Krasniqi deklaroi se në këtë takim me ambasadorin e Zvicrës diskutuan për zhvillimet politike në vend dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Zvicrës.
Më tej ai tregoi se e falënderoi Ambasadorin Kolly për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra i ka dhënë Kosovës, si shtet mik dhe partner strategjik.
Postimi i plotë i tij:
Në kuadër të këtij domosdoshmërinë e kultivimit të partneritetit mes 2 shteteve tona, me ç’rast nënvizova edhe rolin e bashkatdhetarëve tanë në mërgatë, që kanë kontribuuar ndër vite në ruajtjen e këtyre raporteve të mira, si dhe kanë ndihmuar zhvillimin ekonomik të Kosovës përmes remitancave dhe investimeve.
Ambasadorin Kolly e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra i ka dhënë Kosovës, si shtet mik dhe partner strategjik. /InLajmi/