Rreth gjysmë milion euro janë grumbulluar për komunat të cilat u përballën me vërshime, në mbrëmjen humanitare e cila u transmetua në televizionin publik.
Për 3 orë, telefonata të shumta erdhën nga qytetarë brenda e jashtë vendit, të cilët dhanë kontributin e tyre financiar për familjet e prekura nga përmbytjet.
Mirëpo, këto kontribute nuk shkuan edhe për Mitrovicën, e cila ishte një ndër komunat më të prekura nga vërshimet.
Disa qytetarë u ankuan gjatë emisionit se pse kontributi i tyre financiar, nuk do të mund të shkojë edhe për këtë komunë.
Derisa, moderatori Fatmir Spahiu tha se fajin e ka komuna e cila nuk ka qenë në gjendje të sigurojë një numër të xhirollogarisë.
Mirëpo kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza tha se nuk e ka parë të nevojshme që ndihmat e siguruara në këtë mbrëmje humanitare, të shkojnë edhe për Mitrovicën.
Hamza tha se janë duke pranuar donacione në mënyrë individuale dhe se edhe komuna ka ndarë një shumë për kompensimin e dëmeve, shkruan Kanal10.
Për vetëm pakë orë, figura publike, artistë, biznesmenë e qytetarë të shumtë arritën të mbledhin rreth gjysmë milioni euro për familjet që u dëmtuan më së shumti nga përmbytjet e ditëve të fundit.