Deputeti i AAK-së Shemsedin Dreshaj, ka njoftuar se Grupi Parlamentar i AAK-së ka mbajtur tryezë me Shoqatat e Pensionistëve dhe Invalidëve të komunave të Kosovës, me temën “Ligji për Skemat Sociale të financuara nga shteti, problemet dhe kërkesat për ndryshim”, përcjell InLajmi.
Ai thotë se pensionistët kanë shprehur pakënaqësi lidhur me padrejtësitë përballë tyre me vite të tëra.
Gjatë këtij takimi u shtruan kërkesat konkrete për rregullimin e gjendjes pensionale.
Postimi i plotë i tij:
Zëri i Pensionistëve dëgjohet në Kuvend të Kosovës
Sot, Grupi Parlamentar i AAK-së mbajti tryezë me Shoqatat e Pensionistëve dhe Invalidëve të komunave të Kosovës, me temën “Ligji për Skemat Sociale të financuara nga shteti, problemet dhe kërkesat për ndryshim”.
Pensionistët kishin pakënaqësi lidhur me padrejtësit përballë tyre me vite të tëra.
Ata dhanë opinionet dhe kontributin në këtë tryezë, duke i renditur kërkesat konkrete për rregullimin e gjendjes pensionale, e të cilat padyshim do të jenë shumë të vlefshme lidhur me formalizimin ligjor të padrejtësive të Ligjit për Skema Sociale të financuara nga shteti. /InLajmi/