Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku, ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçin në Hagë dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së, përcjell InLajmi.
Çitaku thotë se ish-krerët e UÇK-së ishin me disponim të mirë dhe me plot besim në drejtësi.
Nënkryetarja e PDK-së thotë se beteja të cilën Krasniqi, Thaçi, Veseli e Selimi e kanë para vetës është betejë për të kaluarën dhe të ardhmen tonë si komb.
Ajo thekson se maskat do të bien, dhe luftëtarët e UÇK-së do të kthehen fitimtarë.
Postimi i plotë i saj:
Sot bashkë me Bekimin, Artanin e Arlindën e vizituam Presidentin Thaçi. Shkurt takuam edhe Kadriun dhe Rexhën.
Si gjithmonë, i gjetëm me disponim të mirë. Plotë besim në drejtësi.
Beteja të cilën baca Jakup, Thaçi, Veseli e Selimi e kanë para vetës është betejë për të kaluarën dhe të ardhmen tonë si komb.
Por nuk ka dilemë se maskat do të bien, dhe luftëtarët tanë do të kthehen fitimtarë.
Vetëm njerëzit e jashtëzakonshëm ballafaqohen me sfida të jashtëzakonshme.
Procesi gjygjësor pritet të fillojë së shpejti. Besojmë që e vërteta dhe drejtësia do të ngadhnjejë përballë shpifjeve dhe inskenimeve. /InLajmi/