Juristi Armend Shkoza, ka deklaruar se nuk beson që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do ta lejojë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Sipas tij nëse e bën një gjë të tillë i bie se e dëshiron më shumë pushtetin se sa Kosovën
Juristi Armend Shkoza, është shprehur kategorikisht kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sepse sipas tij sjellë më shumë dëme se sa të mira për shtetin e Kosovës.
Ai ka thënë se “nëse Kurti e dëshiron pushtetin më shumë se Kosovën do ta themelojë Asociacionin”.
Por, po ashtu ai ka thënë se nuk beson që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të bëjë një gjë të tillë.
“Ashtu si e njoh unë Kurtin nuk do ta themelojë Asociacionin”, ka thënë ai.
Shkoza u pyet nga juristi tjetër Bardhyl Hasanpapaj, se si ka mundësi që Kosova të mos e respektoj një marrëveshje ndërkombëtare.
Atij iu kundërpërgjigj, Shkoza duke thënë se dalja nga marrëveshja ndërkombëtare lejohet nga dispozitat e Konventës së Vjenës, shkruan Tv Dukagjini.
“Kjo nënkupton për daljen nga një marrëveshje ndërkombëtare, po të kish qenë kështu atëherë dispozitat në konventën e Vjenës, për marrëdhëniet diplomatike nuk kishte me përmbajt dispozita që do të parashihte daljen e palës nga marrëveshja ndërkombëtare, ky është interpretim i mangët”, ka thënë ai.