Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu- Raçi ka dhënë dorëheqje nga ky post, shkruan InLajmi.
Ndërsa këtë të enjte Bordi Drejtues i SHSKUK-së ne krye të këtij instituconi si u.d e vendosi Dr. Narqize Arenliu-Hoxhaj.
Në lidhje me këtë vendim Gazeta InLajmi kontaktoi deputetët e partive opozitare në vend.
Vendim poltik zgjedhjen e Dr.Narqize Arenliu-Hoxhaj e cilësoi deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.
Haxhiu për Gazetën InLajmi deklaroi se Bordi i SHSKUK-së bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë po vazhdojnë keq-menaxhimin dhe degradimin e shëndetësisë.
“Emërohet ish drejtoresha e Mytaher Haskues, ndërsa injorohen emrat e profesorëve te QKUK-së të ekspertëve te shëndetësisë për një të emëruar politike”, deklaroi Haxhiu për InLajmi.
Ndërsa Shemsedin Dreshaj, cili është deputet nga radhët e AAK-së dhe ish- drejtor i Klinikës Infektive në një përgjigje për Gazetën InLajmi deklaroi se vendimi për zgjedhjen e doktoreshës Narqize Arenliu-Hoxhaj në krye të SHSKUK-së është eksperiment i ri i Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndryshe para një muaji Arben Vitia mori detyrën e Ministritë të Shëndetësisë, pasi ky sektor për rreth 3 muaj mbeti pa udhëheqës pas largimit të Rifat Latifit nga kjo detyrë. Libona Gegaj /InLajmi/