Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, deklaroi se partia në pushtet ka nisur ta përgatisë terrenin për ta themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, përcjell InLajmi.
Duke i komentuar deklarimet e Kryeziut për planin e Marti Ahtisaarit, që tha se “është produkt i një personi që ka merituar çmimin Nobel për Paqe”,
Mustafa u shpreh se për këtë plan Vetëvendosje e ka djegur Kosovën “dhe i ka quajt tradhtarë ata shqiptarë që e kanë pranuar”.
Ai tha se rrymën që ua ka paguar Kurti serbëve në veri qe 2 vite, tha, e konsiderojmë borxh’. Jo i nderuar, ai ka qenë borxh dhe ju ua keni shlyer borxhin me paratë e tatimpaguesve. Për këtë, në të kaluarën, e keni kallë Kosovën
Pushteti ka filluar të përgatisë terrenin për Asociacionin.
Sot e paskan qitë në KTV zëdhënësin e Qeverisë për t’ua lyer qytetarëve kryet me kos:
– Plani i Ahtisaarit, tha, ka qenë i mirë, për këtë plan ai ka marrë çmimin Nobel. Jo z. Zëdhënës, për atë plan ju e keni kallë Kosovën dhe i keni quajt tradhtarë ata shqiptar që e kanë pranuar.
– Rrymën që ua ka paguar Kurti serbëve në veri qe 2 vite, tha, e konsiderojmë borxh. Jo i nderuar, ai ka QENË borxh dhe ju ua keni SHLYER borxhin me paratë e tatimpaguesve. Për këtë, në të kaluarën, e keni kallë Kosovën.
– Përkujtimi i pesë vjetorit të vrasjes së Ivanoviqit, tha, ka qenë një moment i mirë!!! Ivanoviqi ka qenë i dënuar për udhëheqjen e vrasjes së 33 shqiptarëve në veri. Ju e shpallët hero të Kosovës!
– Martini, tha, është i pafajshëm se gazetarit slloven, tha, ju ka mbyllë twitteri./InLajmi/