Pas kaosit në kuvend, dhe kërkesave të vazhdueshme për të liruar foltoren e Kuvendit, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha nga seanca plenare.
Seanca e sotme plenare nisi me tension mes deputetëve opozitarë, të cilët kërkuan që në seancë të jetë i pranishëm kryeministri Edi Rama, shkruan Abc.News.al.
Për rreth 60 minuta, foltorja u mbajt e bllokuar nga ish-kryeministri Berisha dhe mbështetës të tij, të cilët kërkuan ndryshimin e rendit të ditës, pas akuzave të ngritura ndaj kreut të qeverisë për lidhje me ish zyrtarin e FBI.