Kryeministri i vendit Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka folur për vërshimet e fundit në vendin tonë, raporton InLajmi.
Kurti derisa ka përmendur shkaqet kryesore që po i shpeshtojnë përmbytjet në vendin tonë, ka bërë thirrje që të bëhet mobilizimi dhe ndërgjegjësimi për veprimet e jashtëligjshme që po bëhen në dëm të ekosistemit.
Tutje, ai ka thënë që këto veprime të jashtëligjshme duhe të hetohen.
“Dëmtimi i lumenjve nga eksploatimi, mbeturinat, prerja ilegale e pyjeve, sistemet joadekuate të kanalizimeve, planifikimi jo i duhur i infrastrukturës i kanë shpeshtuar përmbytjet në vendin tonë. Karshi këtyre duhet të bëjmë edhe vlerësim të sjelljes sonë karshi natyrës. Duhet edhe hetim për veprimet e jashtëligjshme në dëm të ekosistemit. Nuk mjafton rimëkëmbja nëse ajo përsëritet, duhet ndërgjegjësim dhe mobilizim”, tha ai. /InLajmi/