Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj është kërcënuar mbrëmë.
Ai, ka marrë mesazhe kërcënuese nga 2 persona të dyshuar.
“Po dje kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj ka raportuar se është kërcënuar nga 2 persona përmes mesazheve. Ndërsa, rasti ka ndodhur për një pronë që e pengon rrugën tranzit”, ka thënë Bytyqi për Front Online.
Sipas tij, 2 personat e arrestuar janë arrestuar dhe janë intervistuar.
Ndërsa, me vendim të prokurorit që të 2 janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.