• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 16 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Si duhet të veproni kur ktheheni në shtëpi pas vërshimeve

Arjanita Osmanaj nga Arjanita Osmanaj
26 January 2023
në Kosovë
0 0
0
Si duhet të veproni kur ktheheni në shtëpi pas vërshimeve
0
SHPERNDARJE
19
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Dysheme të ngritura, divane të lagura, libra që pikin, kafshë shtëpiake duke notuar mbi ujë në oborre.

Ky mund të jetë përshkrimi më i vogël i një shtëpie të sapovërshuar nga uji.

Në dekadën e fundit, Kosova është përballur të paktën 10 herë me vërshime, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.

Dëmet kanë qenë evidente, qoftë nëpër ekonomi familjare, ashtu edhe në ato biznesore.

Vlerësohet se dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjes së paligjshme të zhavorrit, kontribuon shumë në përmbytjen e zonave në Kosovë.

Orët e para janë kritike

Pamjet e shtëpive pas vërshimeve mund të paralizojnë për pak aftësinë e pronarëve për të vepruar.

E në fakt, vendimet duhet marrë shpejt.

Pronarët e secilës shtëpi të vërshuar, duhet ta kenë parasysh që ambienti mund të jetë kontaminuar me myk dhe ujëra të zeza, duke rritur rreziqet për sëmundje.

Qendra amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve beson se myku mund të nisë të formohet 24 deri në 48 orët e para pas vërshimeve.

Mos i përdorni pajisjet elektrike!

Ndezja e ndonjë pajisjeje elektrike nuk duhet të ndodhë KURRË, sa ambienti të jetë me ujë.

Kontrollimi i sistemit elektrik të një shtëpie nga një profesionist, duhet të ketë prioritet.

Fotografojeni në hollësi ambientin

Pavarësisht nëse planifikoni të kërkoni vlerësim të dëmeve, ju mjafton telefoni personal për të bërë sa më shumë fotografi dhe video të ambienteve të vërshuara, si brenda, ashtu edhe jashtë shtëpisë.

Nuk i dihet, ndoshta ju duhen dikur.

Pasi të fotografoni gjithçka, nisni punën duke hedhur pajisje që mund të mbledhin myk dhe nuk mund të përdoren më: veshjet nëpër tokë, jastëkët, qeset prej letre.

Çfarë duhet të vishni?

Agjencia amerikane për Mbrojtje të Ambientit sugjeron që të gjithë personat që marrin pjesë në pastrim të kenë dorëza, pantallona dhe këpucë të forta gome.

Preferohet që të vendosni maskë dhe syze për të shmangur kontaktin me pluhurin dhe copëzat tjera që mund të jenë në ajër.

Ekspertët këshillojnë që pastrimi të nisë gjatë ditës, ashtu që të mos ketë nevojë për drita shtesë.

Nëse ju duhet ndonjë formë ndriçimi, mund të përdorni dritat me bateri, qirinjtë apo llambat e dorës.

Nëse nuk keni arritur të hyni disa ditë në atë shtëpi, preferohet të hapni të gjitha dritaret 30 minuta para se nisni procedurat e pastrimit.

Hidhni ushqimet e pasigurta

Menjëherë pas hapjes së shtëpisë dhe kontrollimit të sistemit elektrik, është mirë që krahas gjësendeve tjera, të hidhen të gjitha ushqimet që i kanë prekur ujërat.

Mos harroni që edhe ushqimet në frigorifer mund të jenë prishur si pasojë e ndaljes potenciale të rrymës.

Ndonëse për disa ditë ato ushqime edhe mund të duken në formë të mirë, rreziku nga kontaminimi është i lartë.

Kujdes me ujin e pijshëm

Gjithmonë duhet ndjekur udhëzimet e autoriteteve lokale nëse uji për pije është i sigurt për përdorim – për pije, larje duarsh, dhëmbësh, përgatitje të ushqimit.

Në Kosovë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) publikon rregullisht udhëzime për situatën me ujë apo aspekte tjera që lidhen me shëndetin, pas vërshimeve apo fatkeqësive tjera.

Dokumentet e rëndësishme vendosini në ngrirje të thellë

Nëse ndonjë dokument i rëndësishëm është lagur apo dëmtuar, mirë është që atë ta fusni në ngrirje të thellë. Ky proces mund të parandalojë dëmtimin e letrës, derisa të keni më shumë kohë për t’u marrë me të.

Procesi i tharjes

Nëse keni ventilatorë apo kondicionerë, është mirë t’i mbani të lëshuar për kohë të gjatë pasi të keni kontrolluar sistemin elektrik.

Këto pajisje ndihmojnë për tharje më të shpejtë të ambientit dhe me raste mund të luftojnë përhapjen e mëtejme të mykut.

Pasi të keni hequr gjërat dhe ushqimet e papërdorshme, të keni ajrosur ambientin nëse ju lejon moti mund të filloni pastrimin me ujë dhe detergjent.

Qendra amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve sugjeron që të mos përzihen asnjëherë zbardhuesit me amoniak, sepse nga këto substanca mund të krijohen avuj toksikë.

Pastrojeni të gjithë mykun para se t’i lyeni muret, në të kundërtën ai do të vazhdojë të rritet.

Nëse mendoni se nuk mund ta përballoni rrëmujën e krijuar dhe keni mundësi financiare, nuk është ide e keqe që të angazhoni ndonjë kompani profesionale për pastrim të shtëpisë nga myku dhe bakteret tjera.

Nëse pastrimet do t’i kryeni vetë, bëni mirë që pas pastrimit të bëni dush dhe t’i ndërroni të gjitha rrobat, shkruan REL.

Ky hap do t’iu ndihmojë që të shmangni bartjen e mykut dhe baktereve tjera në ambientet ku jeni duke jetuar përkohësisht.

Tags: KafshëtShtepiaVërshime
Postimi i mëparshëm

Arianit Jakupi nuk është më kryetar i Odës së Farmacistëve të Kosovës

Postimi tjetër

Çfarë kërkojnë veteranët e luftës nga Policia e Kosovës?

Të ngjajshme Postime

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna
Kosovë

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna

16 October 2025
Mot me vranësira e intervale kohore me diell
Kosovë

Në Kosovë pritet të mbajë mot i freskët, me vranësira të shpeshta

29 September 2025
Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë
Kosovë

Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë

28 September 2025
Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta
Kosovë

Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta

28 September 2025
Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë
Kosovë

Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë

25 September 2025
548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024
Kosovë

548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024

25 September 2025
Postimi tjetër
Çfarë kërkojnë veteranët e luftës nga Policia e Kosovës?

Çfarë kërkojnë veteranët e luftës nga Policia e Kosovës?

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu