Qeveria e Kosovës ka vendosur që të ndajë 50 euro për punëtorët e sektorit publik për muajin janar në kuadër të Pakos për përballje me inflacionin, raporton InLajmi.
Ministri i Financave, Hekuran Murati bëri të ditur se nga 60 euro do të ndahen veçmas për punëtorët shëndetësorë.
Tutje, ai theksoi se Ligji për Paga hyn në fuqi nga muaji shkurt. /InLajmi/