Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pyetur për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.
Ajo tha se pret drejtësi dhe respektim të standardeve ndërkombëtare.
“Drejtësi dhe respektim të standardeve ndërkombëtare: agresori ishte Serbia, ne u sulmuam. Dhe UÇK-ja bëri luftë çlirimtare për të na mbrojtur. Por ne nuk do të ndërhyjmë në asnjë mënyrë në punën e Gjykatës dhe do ta respektojmë vendimin përfundimtar”, tha ajo.
Ajo tha se Gjykata Speciale e Kosovës mund të funksionojë si model për ta gjykuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, tha ajo për gazetën italiane Corriere della Sera.
“Edhe nëse shumë viktimat nuk e kanë marrë ende drejtësinë, edhe nëse shumë kriminelë kanë mbetur të lirë, Tribunali për ish-Jugosllavinë është bazuar në parimin e përgjegjësisë individuale, jo të fajit kolektiv. Nëse drejtësia nuk vendoset në Ukrainë apo në Ballkan, gjithmonë ekziston rreziku që këto krime të përsëriten”, tha ajo, transmeton Gazeta Express.
Gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Gjykatën Speciale në Hagë pritet të fillojë në mars.