Për tatimin Isa Mustafa ka vlerësuar se sa u përket ndihmave, Qeveria duhet që menjëherë të korrigjojë vendimin e Ministrisë së Financave, e që lidhet pikërisht me rritjen e tatimit në pronë.
“Sa u përket ndihmave, Qeveria duhet që menjëherë të korrigjojë vendimin skandaloz të Ministrisë së Financave, për rritjen e bazës për llogaritjen e tatimit në pronë”,tha ai.
Madje Mustafa këtë vendim e ka cilësuar si “plaçkitje”, e që sipas tij vetëm njerëzit e papërgjegjshëm për jetën e qytetarëve mund ta bëjnë këtë.

“Një plaçkitje që vetëm njerëzit e papërgjegjshëm dhe të pandjenja për jetën e qytetarëve mund ta bëjnë”, shtoi ai.
Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se kjo nuk mbulohet me 50 euro.
“Nuk mbulohet kjo plaçkitje me 50 euro”, theksoi ai.
Ndryshe Qeveria e Kosovës për disa herë radhazi ka marrë vendim që të ndajë nga 50 euro për sektorin publik në vend, shkruan lajmi.net
Madje këto në disa raste janë parë edhe si vendim jo i duhur, për shkak të ishte theksuar se nevoja e ngritjes së pagës dhe pensioneve do të ishte më e konvenueshme, në mënyrë që qytetarëve të mos u ofrohen vetëm “ndihma” të ngjashme që thënë shkurt me ngritjet ekstreme të çmimeve që ndodhën përgjatë viteve të fundit nuk ndihmojnë thuajse asgjë.





















