• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 2 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

“Martesa ngrohë shpirtin, divorci thyen betimin”, pse kaq shumë ndarje çiftesh në Kosovë?

Arjanita Osmanaj nga Arjanita Osmanaj
25 January 2023
në KRYESORE
0 0
0
“Martesa ngrohë shpirtin, divorci thyen betimin”, pse kaq shumë ndarje çiftesh në Kosovë?
0
SHPERNDARJE
177
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Betimit “bashkë në të mirë e në të keq derisa vdekja të na ndajë”, tash e sa vite çiftet kosovare nuk po i qëndrojnë besnik, këtë e konfirmojnë statistikat e vjetore të divorceve, shkruan InLajmi.

Edhe pse divorcet nuk janë të pëlqyera e as të lehta, megjithatë kjo nuk i ndalon çiftet t’i japin fund lidhjes se tyre martesore qoftë ajo një vjeçare apo shumë vjeçare.

Dikur në Kosovë për divorcet thuaje është diskutuar shumë pak apo edhe fare, kurse tani pas luftës e me theks viteve të fundit ky fenomen është “gjallëruar” dhe ka marrë një kahe shqetësuese që do vëmendje.

Se kemi rritje të numrit të divorceve në Kosovë dhe sikur po shndërrohet në fenomen shoqëror flasin të dhënat statistikore në nivel vendi.

Sipas të dhënave të Agjencisë Statistikore të Kosovës të konfirmuara për Gazetën InLajmi, bëhet e ditur se gjatë vitit 2021 për prishjen e bashkëshortësisë kanë parashtruar kërkesë 2.160 çifte.

Statistikat e siguruara nga InLajmi, shpërfaqin edhe detaje të tjera ndër to edhe grup-moshat më të “infektuara” nga divorci.

“Grup-moshat që i dhanë fund martesave janë kryesisht mesatare. Kështu kur flasim për gjininë femërore, mosha mesatare e atyre që kërkojnë divorcin është 25 e deri në 26 vjeçe, kurse tek gjinia mashkullore mosha është 30 deri në 34 vjet. Prej numrit total 20.160 divorceve gjatë vitit 2021, në 465 raste kanë qenë të grup- moshave prej 25-29 vjeç tek gjinia femërore, kurse në 489 raste të divorceve grup-mosha e gjinisë mashkullore ka qenë 30-34 vjeç me 489 ”, tregojnë të dhënat e siguruara nga InLajmi nga Agjencioni i Statistikor i Kosovës.

Për rritjen e numrit të divorceve, shkaktarët dhe pasojat e kësaj dukurie, flasin për InLajmi sociologët e të cilët theksojnë se kjo dukuri duket të jetë importuar pas luftës në Kosovë si kulturë e vendeve të zhvilluara.

Sociologu i njohur, Jeton Brajshori, shpreh shqetësimin e tij për dukurinë në rritje të divorceve në Kosovë e kjo sipas tij është një kulturë perëndimore e bartur nga personat që jetojnë në vendet e treta.

“Rritja e divorcit ka ardhur më shumë si nevojë e tranzicionit se sa dukuri! Për arsye se pas luftës shumë persona janë kthyer nga bota perëndimore dhe kanë sjell kultura dhe stile të ndryshme të jetesës. Kjo ka ra ndesh me sistemin patriarkal tek ne dhe është parë si diçka jo e mirë në shoqëri”, tha Brajshori duke kujtuar edhe paragjykimet ndaj femrave që kërkojnë divorce të imponuar nga dhuna ndaj tyre.

“Kërkesa për divorc nëse ka ardhur nga femra është parë me një sy tjetër nga shoqëria, pra janë paragjykuar pa i ditur rrethanat konkrete se pse ka ardhur deri të kjo e që në shumicën e rasteve ka të bëj me dhunën në familje”, tha për Gazetën InLajmi sociologu, Jeton Brajshori.

Sipas Brajshorit çelësi i divorceve në Kosovë është dhuna në familje, problemet ekonomike por edhe faktorë të tjerë.

Sociologu e thotë haptas se pavarësia ekonomike e femrës ka ndryshuar pozicionin e saj dhe në rastet e dhunës ajo nuk duron dhe kërkon divorc.

“Ka faktorë të ndryshëm të cilët shkaktojnë divorcin, tek ne më të pranishmet janë: Dhuna në familje, problemet ekonomike, problemet me shëndetin mendor si dhe xhelozia e tepërt. Po ashtu edhe arsimimi gjithnjë e më i lartë i femrave po i bën më të pavarura dhe më të lira për të vendosur për fatin e vet. Kur jeni e pavarur ekonomikisht prej burrit atëherë e ki më lehtë të kërkosh divorcin dhe nuk duron dhunë as fizike as psikike, por vendos vet se çka është ma e mirë për të”, theksoi Brajshori.

Ndërsa sa i përket faktorit ekonomik Brajshori, thotë se jo vetëm në Kosovë, por kudo gjendja socio-ekonomike është faktor i rëndësishëm.

“Statusi socio-ekonomik është një faktor i rëndësishëm jo vetëm tek ne por në mbarë botën. Kushtet e rënda ekonomike bëjnë që të ketë zënka të vazhdueshme të cilat shpesh përfundojnë me dhunë’, theksoi Brajshori i cili më shumë e arsyeton divorcin se jetesën bashkëshortësinë e dhunshme.

“Mendoj që prapë se prapë më mirë të ketë divorce ma shumë se sa dhunë në familje, ku përveç çiftit pësojnë edhe fëmijët të cilëve kjo gjendje ndikon në zhvillimin e personalitetit të tyre. Edhe pse divorci po ashtu është i rënd për ta por dhuna e vazhdueshme ka pasoja afatgjate”, u shpreh sociologu Brajshori.

Ndërkohë për rritjen e numrit të divorceve të çifteve në Kosovë për Gazetën InLajmi ka folur edhe sciologu Ferdi Kamberi, i cili tha se divorci në aspektin juridik është e drejtë e burrit dhe e gruas, kurse në aspektin social është një problem që bartë pasoja.

“Fenomeni i divorcit është bërë një ndër temat më të studiuara kohës së fundit në shkencat sociale e në veçanti në shkencën e sociologjisë. Divorc do të thotë fundi i martesës, pra pezullimi i detyrave dhe përgjegjësive ligjore të martesës dhe zgjedhja e lidhjeve të martesës në mes të 2 personave. Ai nga aspekti juridik është një e drejtë e burrit dhe gruas. Ndërsa, në aspektin social divorci paraqet një problem social i cili bartë pasojat e tij. Sot pothuajse të gjitha vendet e lejojnë divorcin, përjashto këtu disa vende të vogla të cilat nuk e lejojnë një gjë të tillë. Në shoqërinë kosovare, ky fenomen është në rritje vit pas viti dhe për këtë me siguri se ka një sërë faktorësh të ndryshëm”, u shpreh për InLajmi sociologu Ferdi Kamberi.

Ndërsa flet për divorcet, sociologu Kamberi ai vë në theks edhe faktorët ndikues në ndarjen e çifteve e të cilët sipas tij janë të shumtë por parësor e nxjerr mungesën e komunikimit brenda familjes sikur edhe dhunën ndaj gruas.

“Ndërsa, sa i përket faktorëve që çojnë drejt divorcit, sociologët janë të mendimit se ekzistojnë një mori të faktorëve: mungesa e komunikimit brenda familjes, rritja e dhunës sidomos ndaj grave dhe fëmijëve, abuzimi, mosmarrëveshjet të cilat çojnë drejtë dallimeve dhe dallimet në konflikte, dobësimi i rolit të familjes, çakordimi i vlerave familjare, martesat e hershme, faktorët individual përfshirë: përdorimin e substancave psiko-aktive, alkoolin, afektin, xhelozinë, si dhe faktorë të tjerë, pastaj edhe shkaqet socio – ekonomike (papunësinë e cila reflekton në varfëri), si dhe faktorë tjerë”, tha Kamberi për Gazetën InLajmi.

Sipas sociologut në fjalë faktorë potencial që ndikon në ndarjen e çifteve është situata socio-ekonomike, pa përjashtuar edhe faktorët tjerë të sipërpërmendur.

Ndërkohë Kamberi thekson se ndarja e çifteve bartë pasoja të mëdha tek fëmijët të cilët në situata të tilla mund të përballen me izolim social, ankth, stres etj.

“Faktorët socio- ekonomik janë ndër faktorët kryesor që çojnë drejt divorcit, pa përjashtuar këtu edhe faktorë të tjerë. Po ashtu divorci bart edhe pasoja tjera si tek çiftet po ashtu edhe tek fëmijët përfshirë: izolimin social, pasigurinë sociale, depresionin, problemet shëndetësore, ankthin, stresin, humbjen e besimit në përgjithësi, si dhe pasoja tjera”, theksoi sociologu Kamberi./Arjanita Osmanaj//InLajmi/

Tags: DivorcetJeton BrajshoriStresi
Postimi i mëparshëm

Siguria rajonale, temë diskutimi në takimin e diplomatëve të Kosovës dhe Belgjikës

Postimi tjetër

Hoti fton qeverinë tu ndajë para të prekurve nga vërshimet

Të ngjajshme Postime

QKUK, largohet nga detyra e u.d. të drejtorit Osman Hajdari, vendin e tij e zë Mentor Zejnullahu
KRYESORE

QKUK, largohet nga detyra e u.d. të drejtorit Osman Hajdari, vendin e tij e zë Mentor Zejnullahu

1 August 2025
Brahimaj: Kurti ka interes ta mbajë këtë gjendje për të kapur çdo nivel të institucioneve
KRYESORE

Brahimaj: Kurti ka interes ta mbajë këtë gjendje për të kapur çdo nivel të institucioneve

1 August 2025
Ajvazi: Kemi dyfishim të importeve të Serbisë në Kosovë
KRYESORE

Ajvazi: Kemi dyfishim të importeve të Serbisë në Kosovë

31 July 2025
Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’
KRYESORE

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

30 July 2025
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët
KRYESORE

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

30 July 2025
“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri
KRYESORE

“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

30 July 2025
Postimi tjetër
Hoti fton qeverinë tu ndajë para të prekurve nga vërshimet

Hoti fton qeverinë tu ndajë para të prekurve nga vërshimet

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 2 gusht ndër vite?

2 August 2025
Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

2 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira të pakta lokale – Do të jetë mjaft nxehtë

2 August 2025
9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

2 August 2025
Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

2 August 2025
Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

2 August 2025
Qenushi në filmin “Superman” frymëzon njerëzit të adoptojnë më shumë katërputroshë

Qenushi në filmin “Superman” frymëzon njerëzit të adoptojnë më shumë katërputroshë

1 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu