
Dëbora e madhe mbuloi të mërkurën zona të gjera të Japonisë, transmeton InLajmi.


Për shkak të borës së madhe janë anuluar qindra fluturime, si dhe janë ndërprerë udhëtimet me tren.
Raportohet se një person ka vdekur për shkak të të ftohtit.

Një front jashtëzakonisht i ftohtë i motit dhe sistemet ekstreme të presionit të ulët shkaktuan reshje bore dhe erëra të forta në të gjithë Japoninë nga e marta, shkruan Reuters.

Një person vdiq si pasojë e stuhisë dhe 2 vdekje të tjera po hetoheshin në lidhje me stuhinë që nga mëngjesi i së mërkurës, tha në një konferencë shtypi shefi i kabinetit, Hirokazu Matsuno. /InLajmi/