25 janari i vitit 1980 ishte i rezervuar për Shën Terezën, pasi ajo në këtë datë u nderuar me çmimin më të lartë civil të Indisë, Bharat Ratna, shkruan InLajmi.
Gjithë jetën e saj Nëna Terezë e kaloi duke iu ndihmuar njerëzve të varfërve, kështu që edhe çmimi indian ishte mirënjohje për bamirësinë e saj.
Nënë Tereza ishte ideatorja e Urdhrit të Misionarëve të Bamirësisë për të ndihmuar personat e varfër.
Në vitin 1962, qeveria e Indisë ishte ajo që nderoi Nënën Terezë me çmimin Padma Shri, për ndihmën e saj për trupat e Indisë.
Ndërsa në vitin 1969ajo është nderuar me çmimin Jawaharlal Nehru për Mirëkuptim Ndërkombëtar.

Në vitin 1979 ajo e ka pranoi një tjetër e që kësaj radhe ishte ndryshe, Nëna Terezë u dekorua me çmimin Nobel për Paqen dhe është shenjtëruar më 19 tetor 2003 nga Papa Gjon Pali II dhe është shenjtëruar më 4 shtator 2016 nga Papa Françesku./InLajmi/