Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, ka reaguar pas rritjes së tatimit në pronë nga Ministria e Financave, përcjell InLajmi.
Tahiri thotë se qytetarët përveç varfërisë dhe inflacionit tani po ballafaqohen edhe me ngritjen e tatimit në pronë.
Tutje, ai e quan Qeverinë e Kosovës si “të papërgjegjshme”, e cila po ua bën më të vështirë jetesën qytetarëve dhe po e përshpejton zbrazjen e Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Qytetarëve që po ballafaqohen me varfëri e rrethana të rënduara për shkak të inflacionit, Qeveria e Albin Kurtit ua rritë tatimin në pronë. Zgjidhje ideale për një qeveri të papërgjegjshme. Pra, ku është vështirë, ta bëjmë edhe pak më të vështirë. Kështu me gjasë do rriten të hyrat e shtetit, paralelisht me përshpejtimin e zbrazjes së Kosovës. Ju lumtë! /InLajmi/