Një helikopter ushtarak algjerian u rrëzua në provincën veriore të Ain Defla, rreth 150 km në jugperëndim të kryeqytetit Algjer, transmeton InLajmi.
3 anëtarët e ekuipazhit kanë vdekur në bord si pasojë e rrëzimit të helikopterit.
Helikopteri MI-171 i Forcave Ajrore Algjeriane u rrëzua në lokalitetin El Attaf gjatë një operacioni stërvitor, shkruan En.Mehr.news.
Shefi i Shtabit të Ushtrisë Said Chengriha ka urdhëruar një hetim për aksidentin, thuhet në deklaratën e ministrisë. /InLajmi