Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, ka vendosur që ta japë pagën e tij vjetore të deputetit për fondin e hapur për dëmet që janë shkaktuar nga vërshimet, përcjell InLajmi.
Pacolli u ka bërë thirrje deputetëve dhe ministrave që të solidarizohen me të prekurit dhe të ndajnë pagën e tyre të muajit janar për fondin për vërshimet.
Kreu i AAK-së e sheh këtë iniciativë si “formë të duhur” që përfaqësuesit e popullit të jenë pranë qytetarëve të prekur nga vërshimet.
Postimi i plotë i tij:
Po e jap pagen vjetore per dëmet nga vërshimet, ftoj kolegët në qeveri dhe kuvend ta ndajnë pagën e janarit
———
Falënderoj të gjithë miqtë e mi dhe qytetarët e vullnetit të mirë që vazhdojnë të mbështesin fondin
“Vërshimet e Janarit 23″
Ju lutem edhe njëherë, vazhdoni te ndihmoni !
Dergone kontributin e juaj!
në
Banka Ekonomike Prishtinë
Llogaria:
XK
514010000009129490
Swift: EKOMXKPR XXX
Emërtimi:
“Vërshimet e Janarit 23″
U gëzova që pashë kolegët deputet dhe ministrat që po vizitojnë dhe po solidarizohen me të prekurit.
Nga kjo kam vendosur që, pos tjerash edhe paga ime vjetore e deputetit t’i kushtohet ketij fondi per sanimin e dameve te vershimeve.
Ne kete rast ftoj të gjithë kolegët deputet dhe ministrat që të ndajnë pagën e muajit janar për të gjithë të prekurit.
Kjo është forma e duhur që ne si përfaqësues të popullit të jemi pranë qytetarëve tanë të prekur.
E mirëpres mbështetjen e të gjithëve dhe ju jam mirënjohës. /InLajmi/