Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka paralajmëruar padi kundër parties në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje LVV për përfshirjen e imazhit të tij, pa leje, në videon e fundit të publikuar nga ta.
I pyetur nëse Lekaj do të bëjë një kallëzim penal ndaj LVV-së për videon e publikuar ku qartazi shihet figura e tij, ai ka thënë se “po”.
“Besoni që po, sepse të mirret dhe të vendoset figura ime dhe të përmenden 182 milionë shpronsime që nuk janë bërë nga unë dhe zhvatje të buxhetit, mendoj që është spekulim dhe mund të them mashtrim i llojit të vet për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe kjo bëhet për ta zhvendosur vëmendjen me këto video që më, le të vazhdojnë edhe me video të tjera ata nuk kanë puynuar asgjë dhe nuk kanë çka të iu prezantojnë qytetarëve”, ka deklaruar ai.
Ai ka thënë se një gjë e tillë po bëhet me qëllim të zhvendosjes së vëmendjes së qyetetarëve nga mospuna e Qeverisë Kurti, shkruan TV Dukagjni.
“Një qeveri që nuk ka punë, nuk ka rezultate dhe mendon që qytetarin e Kosovës t’a mashtrojë me kritika thua që është në opozitë ende është e pakuptimtë edhe që të debatohet për ta. E nisim nga fakti, unë edhe si politikan, edhe si deputet edhe për përgjegjësitë që kam pasur në karrierën time, nuk do të më kishte interesuar ankesat apo kritikat pa vend të një qeverie që më sikur kishte numëruar 60 ditë apo 6 muaj, apo një vit, ndoshta kisha thënë ‘okej se janë ende të freskët, po duan të merren me çështje të kaluara’, të rinj apo praktikantë siç i quajmë. Ajo që mund të them është se më habit fakti që kjo qeveri do të shesë si prodhim qytetarëve, thua se ata nuk marrin vesh, thua se qytetarët nuk e ndjekin punën e qeverisë dhe mundohet që me kritika që i ka pas edhe para fushatës që tani të krijojë një huti dhe t’a zhvendos vëmendjen e mosqeverisë, e dështimit të qeverisë në video dhe unë i them që derisa sa nuk kanë punë kjo qeveri që të prezantojë qyetarëve le të vazhdojë me kësi video dhe le t’mendojnë që qyetarët po merren me kësi video”, ka deklaruar ai.