Aktivisti i ORCA-s, Dibran Hoxha, ka thënë se videot e publikuara nga Lëvizja Vetëvendosje janë propagandistike, dhe se po tentojnë që mospunën e tyre ta arsyetojnë në këtë mënyrë.
Por, sipas tij kjo mënyrë e komunikimit të LVV-së, është duke pasur sukses.
“Strategjia e komunikimit të LVV-së po duket se po funksionon, jo për efektet apo mospuna, po për efektin propagandistik për me u përfol, dhe ne jemi duke e bërë vazhdimisht”, ka thënë ai.
“Nuk ka mundësi, që një parti politike që udhëheq me shtetin të dalë në fushatë elektorale, dhe tu thotë elektoratit, ne nuk kemi punu fort por a e keni pa çfarë kanë bërë para 4vjetëve”, ka vijuar Hoxha për TV Dukagjini
Hoxha, po ashtu ka folur edhe për punët e qeverive të kaluara, duke thënë se ka pasur keqpërdorime sidomos në ndërtimin e autostradave, ku sipas tij janë keqpërdorur miliona euro.