Banori i reality-show “Big Brother Albania Vip” Eni këtë prime është befasuar nga nëna e tij, përcjell InLajmi.
Kjo surprizë erdhi disa ditë pasi ai rrëfeu historinë e tij rrëqethëse ku tregonte se si babai i tij ishte i varur nga alkooli dhe dhunën që ai ushtronte ndaj nënës së tij.
Më tej Eni tregoi se nëna e tij pas një kohe të gjatë kishte vendosur që të ndahej nga babai i tij.
Pas vizitës ai pati edhe një mesazh për babain e tij ku iu drejtua se pavarësisht çdo gjëje ai e do shumë. /InLajmi/