Analisti dhe gazetari Valon Syla ka thënë se përballë kërkesave insistuese të faktorëve ndërkombëtarë për implementimin e Asociacionit, kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti “do të dezertojë”.
Syla ka thënë se beson që Kurti ose do të ikën, ose do ta bllokojë Kosovën.
“A e patë Albin Kurtin për barrikadat, u tërhoq. Cka nëse tërhiqet edhe prej Asociacionit? Unë qysh e kam pa, domethënë në këtë kohë, personalisht unë besoj ndryshe nga informacionet që po më vijnë. Unë besoj që Albin Kurti do të dezertojë. I bie që ikë. Ja jep dorëheqje, ja e bllokon Kosovën dhe thotë s’po japi dorëheqje por nuk po shkoj, dhe na hin sanksione siՈ na po patën hyrë me qeveritë e kalume”, ka thënë Syla.
Sipas tij, me veprimet e mundshme të Kurtit në muajt e ardhshëm, Kosova mund ta pësojë nga sanksionet ndërkombëtare tha ai në T7.
“Vijnë sanksionet, ta nalin liberalizimin, t’i ndalin paratë vjetore. Këto ndalen. Ia kanë ndal ministrave të qeverisë së Kosovës jashtë. Kënd e ke pa jashtë? Kështu të bllokon. Të mëshojnë diplomatikisht. Kështu përballon Albin Kurti se ai nuk e ka gajle”, ka thënë ai.