I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur së ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se populli kosovar janë mirënjohes gjithmonë Zvicrës për mbështetjen e vazhdueshme që ka treguar në drejtim të Kosovës.
Ndër të tjera kreu i AAK-së tha se në këtë takim me ambasadorin zvicerianë biseduan për cështjet aktuale në vend dhe thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Zvicër.
Postimi i plotë i tij:
Republika e Kosovës është falënderuese për përkrahjen e sinqertë dhe të vazhdueshme të Zvicrës në të gjitha proceset shtetndërtuese.
Sot, mirëprita në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë Thomas Kolly.
Bashkëbiseduam për çështjet aktuale në vend dhe thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës.
Ambasadorin Kolly e falënderova për mbështetjen dhe miqësinë e pathyeshme e historike mes 2 vendeve tona!/InLajmi/