Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi këtë të hënë priti në takim Marta Onorato dhe Arbër Goranin nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, përcjell InLajmi.
Lideri i PDK-së deklaroi se në këtë takim u diskutua për angazhimin e vazhdueshëm të kësaj organizate në mbështetje të PDK-së.
Ndërkohë Krasniqi u zotua se ata si parti do të jenë aktiv dhe të përgjegjshëm në përforcimin e këtij bashkëpunimi 2-palësh.
Postimi i plotë i tij:
Sot prita në takim Marta Onorato dhe Arbër Goranin nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, me të cilët diskutuam për bashkëpunimin tonë disavjeçar me shumë të arritura.
Përfaqësuesit e IRI-t i falënderova për angazhimin e vazhdueshëm të kësaj organizate në mbështetjen e vizionit të PDK-së për fuqizimin e grave dhe rinisë në vendimmarrje.
Onorato dhe Gorani më njoftuan edhe me projektet për vitin 2023, për të cilat, si PDK, u zotuam se do të jemi aktiv dhe të përgjegjshëm në përforcimin e këtij bashkëpunimi 2-palësh. /InLajmi/