Vajza 11-vjeçare e Beyonce, Blue Ivy, iu bashkua mamasë së saj në skenë në Dubai të shtunën duke marrë duartrokitje të forta për këngën “Brown Skin Girl”, transmeton InLajmi.
Beyonce ishte e pranishme në ngjarjen që po zhvillohej në hotelin e ri luksoz të qytetit.
Ylli bëri një performancë gati 75-minutëshe në eventin e vetëm me ftesë.
“Brown Skin Girl” është bashkëpunimi fitues i Grammy i Blue Ivy me nënën e saj; video e saj fitoi çmimin për videon më të mirë muzikore vitin e kaluar.
Dyshja nënë e bijë performuan së bashku disa koreografi në skenën e Dubait, me Beyonce që inkurajoi turmën të këndonte së bashku.
Pjesa më e madhe e familjes ishte gjithashtu e pranishme, duke përfshirë Jay-Z dhe fëmijët e saj të tjerë, dhe Tina Knowles-Lawson dhe Mathew Knowles, shkruan Billboard.
“Fëmijët e mi të bukur janë këtu për të parë nënën e tyre të performojë,” tha Beyoncé para turmës, me të ftuar të famshëm të pranishëm duke përfshirë Kendall Jenner, Rebel Wilson, Ellen Pompeo, Winston Duke, Letitia Wright, Liam Payne, Chloe x Halle, Bar Refaeli. /InLajmi/