Pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit parlamentar i PDK-së Abelard Tahiri, ka thënë se kanë mbetur 10 seanca të pambyllura kjo për shkak të agjendës së qeveritarëve, pasi në mbledhje munguan kryetari Glauk Konjufca dhe nënkryetarja Saranda Bogujevci, përcjell InLajmi.
Tutje, ai theksoi se PDK ka mbetur konstruktivë në votimin e shumicës së këtyre projektligjeve.
“I kemi 10 seanca të pambyllura, ato përmbajnë dhjetëra pika që kanë mbetur pa shqyrtuar. Se sa është e rëndësishme agjenda për këtë qeveri, shihet se shumë projektligje mbetën të pavotuara. Ju e kemi parë edhe vërejtje që kanë marrë nga Konjufca. Ne si parti jemi treguar konstruktivë dhe kemi votuar shumicën e këtyre projektligjeve”, tha ai.
Tahiri thotë se në mungesë të kryetarit, seanca mund të drejtohej nga ndonjë nënkryetarë.
“Sa i përket se a mundet m’u mbajt një seance pa prezent të kryetarit, mundet, por nuk mundet që të mbahet pa vullnetin e VV-së sepse ata kanë 61 deputet. Seanca mund të drejtohet nga ndonjë nënkryetarë”, tha ai. /InLajmi/