Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj ka folur sërish rreth raportimeve për përfshirjen e tij në një aferë milionëshe, përcjell InLajmi.
Berishaj deklaroi se Kryeministrin e Republikës së Sllovenisë nuk e njeh dhe se nuk e ka takuar asnjëherë në jetën e tij.
Ndërsa raportimet për përfshirjen e tij në aferën milionëshe i cilësoi si të rrejshme.
Postimi i plotë i tij:
Kryeministrin e Republikës së Sllovenisë, z. Robert Golob nuk e njoh, kurre nuk e kam takuar në jetën time dhe nuk kam qenë kurrë në kontakt me të, kështu që pavarësisht asaj se sa herë do ta ricikloni lajmin e rrejshëm, ai vetem lajm i rrejshëm mbetet! /InLajmi/