• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 29 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Kurti përkujton 25 vjetorin e sulmit të 2-të ndaj Jasharajve: Përkulje me nderime të thella

Libona Gegaj nga Libona Gegaj
22 January 2023
në KRYESORE
0 0
0
Kurti përkujton 25 vjetorin e sulmit të 2-të ndaj Jasharajve: Përkulje me nderime të thella
0
SHPERNDARJE
22
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përkujtoi 25 vjetorin e sulmit të 2-të të forcave serbe mbi familjen Jashari, përcjell InLajmi.

Kryeministri deklaroi se Jasharët e Prekazit rezistuan duke e kthyer kahjen e historisë në atë rrugë që e solli lirinë e Kosovës.

Kurti tha se do ketë çdo herë përkulje me nderime të thella për familjen Jashari dhe qëndresën e tyre.

Postimi i plotë i tij:

22 janar 1998, ditë e enjte, ora 05:25 minuta! Në Prekaz të Poshtëm të Drenicës, 3 predha hidhen në drejtim të shtëpive të familjes së Shaban Jasharit: një mbi ahër, një në derë dhe një në oborr. Janë të shtëna prej distancës nga njësitet speciale të policisë së Serbisë, që ishin stacionuar prej kohësh në fabrikën e municionit të gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të Shabanit. Duke sulmuar herët në mëngjes, ata kishin menduar t’i zënë në befasi apo të fjetur anëtarët e familjes Jashari, që sapo kishin ngrënë vaktin e syfyrit, që atë ditë të muajit të agjërimit të Ramazanit, lihej në ora 05:17.

Ky ishte sulmi i 2-të i policisë serbe mbi Jasharët e Prekazit, pas sulmit të parë të kryer 6 vite më herët më 30 dhjetor 1991. Qëllimi ishte të kapeshin a të vriteshin veçanërisht Ademi dhe Hamza, por pa u kursyer familjarët e tjerë, gra dhe fëmijë, e aq më pak shtëpitë dhe pasuria. Atë natë, Ademi nuk ishte aty, kishte shkuar mysafir te daja i tij Osman Geci në Llaushë. Nga tre djemtë e Shabanit, aty ishte Hamza, kurse vetë Shabani e kishte në odë për mysafir të nipin Bajram Gashin. Siç ka rrëfyer ai, natën që i parapriu sulmit, Hamza i kishte thënë: “Unë e di mirë që ne jemi në thumb dhe kurdoherë që të kenë mundësi ata do t’na sulmojnë me tërë fuqinë, për t’na shkatërruar dhe për t’na zhdukur nga faqja e dheut. Por, ne kemi vendosur që tu kundërvihemi dhe të bëjmë rezistencë deri në vdekje, me të gjithë anëtarët e familjes dhe kurrsesi të gjallë mos t’u bijmë në dorë dhe aspak nuk ua kemi frikën atyre.”

E nesërmja i provoi për të vërteta fjalët e Hamzës: pritjet për sulm dolën të kishin qenë reale, kurse vendosmëria për rezistencë u sprovua nga luftimet që Hamza i bëri në përballje të drejtpërdrejtë duke shtirë dhe hedhur bomba dore mbi policët. Teksa predhat dhe plumbat po godisnin gjithandej nëpër shtëpitë e tij, nga oda, Shaban Jashari bashkë me tre nipat e tij fare të rinj në moshë, Fitimin (17), Kushtrimin (13) dhe Besimin (16), iu përgjigjën me armë automatike trupave policore speciale të Serbisë, që tentuan të hyjnë edhe brenda shtëpive.

Pas rreth gjysmë ore luftimesh, ky aksion i rrufeshëm mbi familjen e Shaban Jasharit në Prekaz, përfundoi me tërheqjen e policisë serbe rreth orës 06:05, bashkë me disa policë të plagosur dhe shumë predha e municione të lëna pas. Atë mëngjes, nga të shtënat e policisë u plagosën Selvete Hamëz Jashari (20) në shpinë dhe Iliriana Rifat Jashari (25) në dorë.

Ndërkaq, kur po tërhiqeshin për t’u kthyer në fabrikën e municionit, policia shtiu mbi një kalimtar të rastit duke e vrarë. Ai ishte Hysen Nezir Mangjolli nga Mikushnica, që po shkonte në punë në fabrikën e materialit ndërtimor në Skënderaj. Rreth 20 000 njerëz morën pjesë në varrimin e tij pas dy ditësh, më 24 janar 1998 në fshatin Mikushnicë. Ky martir i lirisë, la pas gruan dhe tetë fëmijë. Atë kohë sikur edhe më pas, autoritetet e Serbisë e mohuan plotësisht kryerjen e këtij aksioni nga ana e tyre dhe krimet e pasojat që lanë pas. Por media vendore dhe shumë të tjera ndërkombëtare, bën reportazhe dhe morën intervista nga Prekazi, duke e dëshmuar historinë e sulmit të policisë së Serbisë, më 22 janar 1998, mbi familjen Jashari.

Në kronologjinë historike të Prekazit dhe Kosovës, ky ishte sulmi i dytë i Serbisë mbi shtëpinë e kundër familjes së Shaban Jasharit dhe djemve të tij Hamzës e Ademit. Një muaj e gjysmë më pas, më 5, 6 dhe 7 mars 1998, ata u rrethuan siç u rrethua edhe gjithë Prekazi, në sprovën e madhe përballë shumë qindra policëve të Serbisë, ku Jasharët e Prekazit rezistuan duke e kthyer kahjen e historisë në atë rrugë që e solli lirinë e Kosovës.

Përkulje me nderime të thella për qëndresën e Jasharëve të Prekazit, duke kujtuar sulmin e 2-të të policisë serbe mbi ta, më 22 janar 1998, në këtë përvjetor të 25-të të tij. /InLajmi/

Tags: Albin KurtiFamija JashariSulmi serb
Postimi i mëparshëm

Kiara Tito zbulon arsyen e ndarjes me artistin Butrint Imeri

Postimi tjetër

Vërshimet në Klinë, a do të fillojë procesi mësimor të hënën?

Të ngjajshme Postime

I dënuari për krime lufte në Kosovë, Pavkoviç lirohet nga burgu
KRYESORE

I dënuari për krime lufte në Kosovë, Pavkoviç lirohet nga burgu

28 September 2025
REL: Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova
KRYESORE

REL: Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova

28 September 2025
Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit
KRYESORE

Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit

26 September 2025
Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë
KRYESORE

Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë

26 September 2025
Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet
KRYESORE

Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet

25 September 2025
Ismaili i bindur për fitoren në Prishtinë: Mbështetja do të jetë qytetare, jo partiake
KRYESORE

Ismaili i bindur për fitoren në Prishtinë: Mbështetja do të jetë qytetare, jo partiake

25 September 2025
Postimi tjetër
Vërshimet në Klinë, a do të fillojë procesi mësimor të hënën?

Vërshimet në Klinë, a do të fillojë procesi mësimor të hënën?

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 3 mars ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 29 shtator ndër vite?!

29 September 2025
Kek me fruta të thata, i shijshëm dhe i butë si pambuk

Kek me fruta të thata, i shijshëm dhe i butë si pambuk

29 September 2025
Mot me vranësira e intervale kohore me diell

Në Kosovë pritet të mbajë mot i freskët, me vranësira të shpeshta

29 September 2025
10 gjërat që çdo mashkull dëshiron të dëgjojë nga personi që do

10 gjërat që çdo mashkull dëshiron të dëgjojë nga personi që do

28 September 2025
Sa kushtoi dhe si u realizua: Historia e reklamës më të shtrenjtë në botë

Sa kushtoi dhe si u realizua: Historia e reklamës më të shtrenjtë në botë

28 September 2025
Ëndërroni për një lëkurë rinore? Këtë maskë nuk keni për ta larguar më kurrë nga rutina juaj

Ëndërroni për një lëkurë rinore? Këtë maskë nuk keni për ta larguar më kurrë nga rutina juaj

28 September 2025
Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë

Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë

28 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu