Ka shkuar në 28 numri i të vdekurve nga orteku i tunelit në Tibet të Kinës, transmeton InLajmi.
Ekipet e shpëtimit në Tibet kanë zbuluar 8 trupa të tjerë, duke e rritur numrin e të vdekurve në 28.
Media shtetërore kineze raportoi vonë të premten se punonjësit e shpëtimit kishin zbuluar 8 trupat, duke gërmuar me dorë.
Ky ortek kishte rënë të marten rreth orës 20:00 në këtë rajon. Ai kishte goditur një tunel rrugor dhe autostrade që lidh qytetin e Nyingchi në jugperëndim të Tibetit me qarkun periferik Medog, shkruan Aljazeera.
Më herët të premten, 20 persona ishin konfirmuar të vrarë dhe 8 ishin raportuar si të zhdukur. /InLajmi/