Kryetari i Skenderajt Fadil Nura, është shprehur i pikëlluar për gjendjen e rënduar të vendit pas vërshimeve, përcjell InLajmi.
Nuraj pranë fotove të Skenderajt të përfshirë nga vërshimet shkruan “Do të ngrihemi sërish”.
Tutje, ai thotë se me kapacitetet e plota në terren komuna është duke iu përgjigjur situatës emergjente, ku edhe po evidentohen dëmet.
Gjithashtu kryetari thekson se në disa pjesë ka filluar edhe pastrimi i rrugëve.
Postimi i plotë i tij:
Me kapacitete të plota në terren duke iu përgjigjur situatës emergjente, ku përveç evidentimit dhe vlerësimit të dëmeve, si proces që po vazhdon deri në vlerësimin e dëmit të fundit, në disa pjesë të qytetit ka filluar edhe pastrimi, nga ekipet e Kompanisë “Uniteti” të cilat po e pastrojnë Bulevardin “Ilaz Kodra”.
Do të ngrihemi sërish!
Skenderaj 💔! /InLajmi/