• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 31 July, 2025
  • Hyrje
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Hoxha: Kurti “demagog i madh”, bëri përpjekje t’i ikë dialogut me çështje teknike

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
21 January 2023
në KRYESORE
0 0
0
Hoxha: Kurti “demagog i madh”, bëri përpjekje t’i ikë dialogut me çështje teknike
0
SHPERNDARJE
31
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, e ka quajtur demagog kryeministrin Albin Kurti për qëndrimet rreth dialogut Kosovë-Serbi. Thotë se s’ka qëndrim të qartë as për planin franko-gjerman.

Hoxhaj ka thënë se Kurti ka bërë përpjekje që t’i ikë dialogut duke u marrë me çështje teknike.

Duke e konsideruar si të vështirë anëtarësimin e Kosovës në OKB, Hoxhaj shprehet i bindur se integrimi i Kosovës në NATO është i mundur.

Ish-kryediplomati kosovar ka adresuar kritika edhe për njohjen e ndërsjellët me Serbinë. Thotë se Kurti s’po merret seriozisht me këtë çështje.

“Mendoj se këto deklarimet demagogjike të kryeministrit Kurti, i cili është një demagog i madh, i cili pretendonte se ‘ju sa keni qenë në pushtet, ka pasur qëndrime të Administratës amerikane që të ketë njohje të ndërsjellë, por tash njohja ka ardhë në qendër’, e tash duke lëvizur në qendër i ka humbur dokumenti krejt dhe nuk po shihet askund. Unë mendoj që përtej asaj që kemi dallime të brendshme pozitë e opozitë, Kurti do duhej ta shihte shumë serioz planin franko-gjerman, dhe të luftojë me planin diplomatik e me çdo kusht që njohja e ndërsjellët të jetë e dokumentit që nënshkruhet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB të jetë kërkesë e jona”, ka thënë Hoxhaj.

Anëtarësimi i Kosovës në NATO, është i mundur sipas Hoxhajt. Ai thotë se partnerët ndërkombëtarë duhet të bëjnë më shumë presion ndaj Serbisë për ta njohur Kosovën.

“Por edhe partnerët tanë duhet të jenë serioz me Kosovën. Nëse ata nuk mund të bëjnë presion të mjaftueshëm që Serbia ta njeh Kosovën, mendoj që partnerët tanë duke qenë shtete anëtare të NATO-s e të OKB-së, mund t’i ofrojnë Kosovës një rrugë të shpejtë dhe të përshpejtuar të anëtarësimit të saj në NATO”, thotë Hoxhaj.

Ndërsa për vendimin për targa dhe për zgjedhjet në 4 komunat me shumicë serbe, Hoxhaj thotë se Kurti ka rënë në grackën e Serbisë.

Ai konsideron se ky vendim është dashur të mënjanohet nga institucionet vendëse.

“Çfarë ka ndodhur vitin e kaluar dhe unë i kam thënë kryeministrit Kurti disa herë është që ai ka rënë në grackën e Serbisë. Kur partnerët tanë kanë kërkuar që të shtyhet vendimi për targa, ata kanë kërkuar që të mënjanohet situata e 5 nëntorit, e cila ka krijuar një vakum të plotë institucional në veri të vendit. Asnjëherë nuk ka qenë pikë më e ulët e pranisë shtetërore në këtë pjesë të Kosovës, të dorëzimi të sovranitetit të Kosovës, sikurse që e ka bërë Albin Kurti me gabimet gjatë vitit të kaluar”, u shpreh ai.

Deputeti i PDK-së, ka pasur kritika edhe për mbarëvajtjen e dialogut me Serbinë. Thotë se kryeministri Kurti duhet të insistojë që në planin franko-gjerman të jetë njohja e ndërsjellët, shkruan Ekonomia Online.

“Ka bërë përpjekje që t’i ikë dialogut dhe nuk dëshironte të merrej me marrëveshjen finale dhe bënte përpjekje që të merrej me tema të veçanta, me targat e temat tjera teknike. Për atë qëndrimi jonë gjatë vitit 2022 ka qenë që ai mos të merrej me marrëveshje të veçanta e që janë teknike por të përqendrohet te marrëveshja e madhe e njohjes së ndërsjellë, dhe plani franko-gjerman ka qenë mundësi e mirë, pa e lënduar integritetin territorial të Kosovës në veri të vendit në mënyrë sesi është lënduar dhe shkelë fuqishëm më nëntor të vitit të kaluar, dhe tash do të shihet se sa do të jetë në gjendje që ai ta rikthejë situatën e 4 nëntorit të 2022-ës me zgjedhjet të cilat duhet të mbahen në prill të këtij viti”, thotë Hoxhaj.

Tags: Albin KurtiEnver HoxhaSerbia
Postimi i mëparshëm

Një tërmet i fuqishëm “shkund” Argjentinën

Postimi tjetër

Haradinaj: Presidenti Rugova i vuri themelet e shtetit tonë

Të ngjajshme Postime

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’
KRYESORE

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

30 July 2025
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët
KRYESORE

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

30 July 2025
“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri
KRYESORE

“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

30 July 2025
Nga tetori nis zbatimi i rregullave të reja për udhëtime në zonën Schengen
KRYESORE

Nga tetori nis zbatimi i rregullave të reja për udhëtime në zonën Schengen

30 July 2025
“Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike” – Ambasadori francez reagon në lidhje me kërkimin e sotëm në Ujman
KRYESORE

“Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike” – Ambasadori francez reagon në lidhje me kërkimin e sotëm në Ujman

29 July 2025
A mund Kosova t’i ngrejë dronët Bayraktar, komandanti i KFOR: Unë kam autoritetin për hapësirën ajrore të Kosovës
KRYESORE

A mund Kosova t’i ngrejë dronët Bayraktar, komandanti i KFOR: Unë kam autoritetin për hapësirën ajrore të Kosovës

29 July 2025
Postimi tjetër
Haradinaj: Presidenti Rugova i vuri themelet e shtetit tonë

Haradinaj: Presidenti Rugova i vuri themelet e shtetit tonë

Lajmet e fundit

Niveli yt i inteligjencës mund të jetë arsyeja pse nuk arrin të gjesh dashurinë

Niveli yt i inteligjencës mund të jetë arsyeja pse nuk arrin të gjesh dashurinë

31 July 2025
Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

30 July 2025
E mira e përjetshme që mendohet të sjellë injektimi i qelizave staminale në gju

E mira e përjetshme që mendohet të sjellë injektimi i qelizave staminale në gju

30 July 2025
Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

30 July 2025
Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

30 July 2025
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

30 July 2025
“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

30 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Mirëse u ktheve!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Hapni një llogari të re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu