Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme, njoftoi se ka bërë koordinimin e veprimeve të saj të mëtutjeshme me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe pronës së qytetarëve, përcjell InLajmi.
Nga kjo ministri njoftuan se zjarrfikësit kanë reaguar në disa lagje të qytetit të Skenderajt dhe Mitrovicës së Jugut.
Në shtëpitë e vërshuara nga uji në zona të ndryshme të Komunës së Zveçanit planifikohet të fillojë nxjerrja e ujit me pompa ndërsa në zona të Komunës së Leposaviçit, ky proces veçse ka filluar nëpër shtëpi të vërshuara nga uji.
Rrëshqitjet e dheut të shkaktuara pasditen e së premtës kryesisht në komunat veriore janë sanuar nga Njësitë e Zjarrfikësve dhe kompani të ndryshme ndërsa në zona të tjera po shfrytëzohen rrugët alternative. /InLajmi/