Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura tregoi se nuk pati asnjë viktimë pas vërshimeve, ku dhe u shpreh falënderues, përcjell InLajmi.
Kryetari Nura deklaroi se përë këtë meritat u takojnë qytetarëve, ekipeve të Shtabit Emergjent, Shërbimit të Zjarrfikësve, FSK-së.
Më tej Nura u kërkoi qytetarëve të kësaj komune që të mos bëjnë lëvizje të panevojshme, apo të kthehen në shtëpitë që janë përmbytur.
Postimi i plotë i tij:
Pas gjithë këtyre reshjeve, vërshimeve dhe kësaj fuqie përballë secilës jemi të pafuqishëm, SHYQYR asnjë jetë e humbur!
Për këtë meritat u takojnë qytetarëve, ekipeve të Shtabit Emergjent, Shërbimit të Zjarrfikësve, FSK-së, Klubit Off Road Drenica dhe të gjithë atyre që na ndihmuan t’i evakuojmë mbi 100 familje të cilat ishin në rrezik!
Lus të gjithë qytetarët e komunës sonë, që të mos bëjnë lëvizje të panevojshme, apo të kthehen në shtëpitë që janë përmbytur, pasi informacionet flasin për reshje të sërishme.
/InLajmi/