Zyrtarët e Komunës së Klinës kanë bërë të ditur se ditën e premte nuk do të mbahet mësim në shkollat e këtij qyteti, përcjell InLajmi.
Shkak i mos-mbajtjes së mësimit sipas kësaj komune është gjendja e krijuar si shkak i reshjeve të shiut.
Këtë vendim komuna e arsyeton më pretekstin sigurinë e nxënësve.
Njoftimi i plotë i Komunës së Klinës:
NESËR, TË PREMTEN, NUK MBAHET MËSIM NË SHKOLLAT E KOMUNËS SË KLINËS
Të nderuar qytetarë, mësimdhënës, nxënës,
Duke e parë gjendjen e krijuar si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, ku në disa fshatra qarkullimi është vështirësuar në masë të madhe, Drejtoria Komunale e Arsimit, në konsultim me drejtorë të shkollave dhe prindër, ka vendosur që nesër, ditë e premte, të mos mbahet mësim në shkollat e komunës së Klinës.
Vendimi është marrur për shkaqe të sigurisë së nxënësve, ndërsa për hapat tjerë do të informohen drejtorët e shkollave. /InLajmi/