Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka thënë se mosvotimi i projektligjit për tërheqjen e Trustit në Kuvend, nuk ka të bëjë me mbrojtjen e qytetarëve.
Ai e ka kritikuar Qeverinë Kurti për dembeli dhe paaftësi për të gjetur zgjidhje në këtë drejtim.
“I kemi 23 skema pensionale, invalilodre dhe sociale në Republikën e Kosovës. Nuk ka vend në dynja që ka më shumë skema pensionale invalidore”.
“Logjika e kësaj qeverie është tjetër – së paku në letër. Është ndërtimi i një sistemi pensional invalidor nën ombrellën e një kodi pensional invalidor i cili është sistem prej tre shtyllash”.
Tutje, Sejdiu e ka kritikuar Qeverinë Kurti se po e akuzon opozitën e tanishme për diçka që edhe vetë e ka kritikuar për 19 vjet sa ka qenë në opozitë.
“Por këta s’kanë kohë, janë të zënë me arrogancë, me shitje mendsh dhe mospunë. Janë dembelë, janë të paaftë, janë njerëz që del në televizion dhe i thotë një opozitë ‘po do ta shkatërrosh sistemin pensional’ që vetë e ka kritikuar për 19 vjet”, tha ai në KlanKosova.
“Kjo s’ka të bëjë me Trustin, kjo ka të bëjë me mospunën e këtyre njerëzve”.