• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 30 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Politika botërore shton dinamikën për ta nxjerrë nga ngecja dialogun Kosovë-Serbi

Arjanita Osmanaj nga Arjanita Osmanaj
19 January 2023
në Bota
0 0
0
Politika botërore shton dinamikën për ta nxjerrë nga ngecja dialogun Kosovë-Serbi
0
SHPERNDARJE
20
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Disa përfaqësues të lartë të BE-së dhe SHBA-së do të qëndrojnë në Prishtinë e Beograd ditët e ardhshme. Javët e fundit është shtuar dinamika e politikës botërore për të nxjerrë nga ngecja dialogun Kosovë-Serbi.

I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Gabriel Escobar, këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të Gjermanisë Jens Plettner, dhe ai i Francës Emmanuel Bonne, të premten(20.01.) qëndrojnë në Kosovë. Tema e vetme është dialogu Kosovë-Serbi dhe mundësia që të ketë një marrëveshje të shpejtë për përmirësimin e raporteve ndërmjet 2 vendeve.

Vizitën e një delegacioni të përmasave të tilla e konfirmoi zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme, Peter Stano. “Vizitat e përfaqësuesve tanë njoftohen nga institucionet e BE-së. Vërtetë emisari Lajçak do të udhëtojë këtë javë në rajon, që është në kuadër të tentimeve për ta avancuar dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Lajçaku do ta vizitojë Kosovën e Serbinë këtë të premte. Në Prishtinë do të takohet me kryeministrin Albin Kurti e në Beograd me presidentin Aleksandar Vuçiq, ku do të diskutohen hapat e ardhshëm në normalizimin të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Në këtë vizitë emisari Lajçak do të përcillet nga këshilltarët për politikë të jashtme të presidentit të Francës, kancelarit të Gjermanisë dhe kryeministrit të Italisë, si dhe nga zv. sekretari amerikan Gabriel Escobar”, tha Stano. Lajçak të merkurën takoi ndaras në Davos të Zvicrës ku po zhvillohet Forumi Ekonomik Botëror, kryeministrin Kurti dhe Presidentin Vuçiq ku pati siç tha “një diskutim të thelluar për hapat e ardhshëm në dialog”, pa dhënë detaje tjera.

Prishtina nën presion

Autoritetet e Prishtinës janë nën presion që të nisin punën për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, që sipas SHBA-së dhe BE-së, është obligim i Prishtinës i dalë nga një marrëveshje e vitit 2013.

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, refuzon formimin e Asociacionit duke argumentuar që nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe se qeveria nuk mund të krijojë Asociacion njëetnik. Serbia, në anën tjetër e kushtëzon normalizimin e mëtejshëm të raporteve me Kosovën pikërisht me formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Kryeministri Kurti, megjithatë së fundmi nuk e ka përjashtuar mundësinë që Asociacioni të diskutohet në kuadër të një marrëveshjeje finale për normalizimin e raporteve, por përjashton mundësinë që Asociacioni të jetë njëetnik.

Chollet pret propozime

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit Derek Chollet, i cili javën e shkuar ishte në Prishtinë dhe Beograd, u kërkoi autoriteteve të Prishtinës që të hedhin në tavolinë propozimet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tij, Asociacioni duhet të themelohet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe ai është një detyrim ligjor. “Dua të jem i qartë se ne nuk e mbështesim dhe nuk do ta mbështesim një organizimin të tipit Republike Srpska. Nuk po i kërkojmë Kosovës asnjë aranzhim që nuk është në pajtim me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015. Parlamenti i Kosovës i ka ratifikuar marrëveshjet e Brukselit dhe Gjykata Kushtetuese ka thënë se është e domosdoshme të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe gjë që ne besojmë se e bënë këtë një detyrim ligjor për qeverinë e Kosovës”, tha Derek Chollet.

Këto deklarata i mbështeti edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, i cili bëri thirrje edhe një herë që të gjitha marrëveshjet e Brukselit të zbatohen, përfshirë edhe Asociacionin. “Plotësisht dakord me Cholletin se është koha e fundit që të gjitha marrëveshjet e Brukselit të zbatohen me shpejtësi, duke përfshirë krijimin e Asociacionit në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Propozimi nga Kosova ende nuk është aty”, shkroi ambasadori Rohde në Twitter.

Cilat janë detyrat e Asociacionit

Asociacioni i Komunave me shumicë serbe parasheh që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë të banuara me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë. Përmes Asociacionit këto komuna do të përfaqësojë interesat kolektive të tyre, sidomos në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë. Gjatë muajit dhjetor në veri të Kosovës pati tensione të mëdha ku për tre javë grupe serbësh mbajtën të bllokuara rrugët kryesore në shenjë proteste ndaj arrestimit të një ish polici serb, nën dyshimet për sulm ndaj KQZ-së. Tensione ndërmjet Kosovës dhe Serisë kishte edhe për çështjen e targave të veturave serbe të lëshuara në Serbi që Kosova nuk i pranonte.

KFOR – pikat e kontrollit

Në dhjetor u arrit një marrëveshje ku Kosova lejoi qarkullimin e tyre edhe për një kohë, ndërsa, Serbia u pajtua që të mos prodhojë më targa. Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës Xhelal Sveçla, tha të mërkurën në mbrëmje që “Serbia shkeli këtë marrëveshje dhe po prodhon dhe po ri-regjistron targa për veturat e serbëve në Kosovë”, shkruan DW.

“Serbia ka shkelur dakordimin për targat. Policia e Kosovës, saktësisht Drejtoria e Kufirit, ka evidentuar në disa pika kufitare vetura me targa ilegale “KM”, të ri-regjistruara në muajin dhjetor 2022, shkroi ministri Sveçla duke njoftuar njëkohësisht Policia e Kosovës nuk do të lejojë hyrjen e këtyre veturave në territorin e Kosovës.

Tags: BEDerek CholletDialogu Kosovë-Serbi
Postimi i mëparshëm

Pjesëmarrja në “Golden Globes” iu del “për hundësh” yjeve të showbiz-it

Postimi tjetër

Erërat e forta e lënë Vlorën në terr

Të ngjajshme Postime

Kina shpreson që SHBA do t’i përmbush detyrimet e traktatit, ndërsa Trump urdhëron teste të reja bërthamore
Bota

Kina shpreson që SHBA do t’i përmbush detyrimet e traktatit, ndërsa Trump urdhëron teste të reja bërthamore

30 October 2025
Simbol i perandorisë që ra, kurora e diamantit e Napoleonit del në ankand
Bota

Simbol i perandorisë që ra, kurora e diamantit e Napoleonit del në ankand

29 October 2025
Shembet ndërtesa 7-katëshe në Turqi, një familje mbetet nën rrënoja
Bota

Shembet ndërtesa 7-katëshe në Turqi, një familje mbetet nën rrënoja

29 October 2025
SHBA-të u përpoqën të kapnin Maduron e Venezuelës duke i dhënë ryshfet pilotit të tij
Bota

SHBA-të u përpoqën të kapnin Maduron e Venezuelës duke i dhënë ryshfet pilotit të tij

29 October 2025
Netanyahu urdhëroi sulme të ashpra në Gaza, fajëson Hamasin
Bota

Netanyahu urdhëroi sulme të ashpra në Gaza, fajëson Hamasin

28 October 2025
“Sulmet ruse synojnë të na lodhin, të na ndajnë, por Europa po përgjigjet me unitet”, thotë von der Leyen
Bota

“Sulmet ruse synojnë të na lodhin, të na ndajnë, por Europa po përgjigjet me unitet”, thotë von der Leyen

28 October 2025
Postimi tjetër
Erërat e forta e lënë Vlorën në terr

Erërat e forta e lënë Vlorën në terr

Lajmet e fundit

Edhe Lumir Abdixhiku i thotë “Po” Presidentës për takim

Edhe Lumir Abdixhiku i thotë “Po” Presidentës për takim

30 October 2025
Limaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga presidentja Osmani

Limaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga presidentja Osmani

30 October 2025
Rama nga Parisi: Kosova, shtet në të drejtën e vet – problemi është Serbia

Rama nga Parisi: Kosova, shtet në të drejtën e vet – problemi është Serbia

30 October 2025
Kërkoi ndarjen dhe shtyrjen e rastit për pengim të drejtësisë, edhe Apeli në Hagë ia rrëzon ankesën Thaçit

Kërkoi ndarjen dhe shtyrjen e rastit për pengim të drejtësisë, edhe Apeli në Hagë ia rrëzon ankesën Thaçit

30 October 2025
Azemi para takimit me Muratin: Paga minimale në sektorin privat duhet të jetë 600 euro

Azemi para takimit me Muratin: Paga minimale në sektorin privat duhet të jetë 600 euro

30 October 2025
Ambasadori gjerman uron Kosovën për njohjen nga Siria: I lumtur me dinamikën e re të njohjeve këtë vit

Ambasadori gjerman uron Kosovën për njohjen nga Siria: I lumtur me dinamikën e re të njohjeve këtë vit

30 October 2025
Kina shpreson që SHBA do t’i përmbush detyrimet e traktatit, ndërsa Trump urdhëron teste të reja bërthamore

Kina shpreson që SHBA do t’i përmbush detyrimet e traktatit, ndërsa Trump urdhëron teste të reja bërthamore

30 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu