Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhet e PDK-së, Ganimete Musliu në Kuvendin e Kosovës kritikoi qeverinë për qëndrim kundër Projektligjit për Trustin Pensional, raporton InLajmi.
“Shpresoj shumë që në ulëset e deputetëve të shumicës të dominojë njerëzillëku. Të dominojë korrektësia ndaj qytetarëve”, deklaroi deputetja.
Musliu deklaroi se kuvendi është zëri I qytetarëve dhe kërkoi nga qeveria të mos i injorojë 21.000 nënshkrime.
Deputetja Musliu më tej shprehi edhe silidarizimin e saj për qytetarët që janë prekur nga vërshimet. /InLajmi/