Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi reagoi për mos-votimin e Trustit nga vetëvendosja, përcjell InLajmi.
Deputetja deklaroi se deputetet e Vetëvendosjës nuk kanë asnjë dhembshuri për qytetarin e Kosovës dhe se janë inatçorë.
Më tej Bunjaku deklaroi se pushteti Pushteti dhe paraja tregoi se këta janë populistë, fytyrën e vërtetë të të cilëve tashmë po e sheh çdo qytetar i Kosovë.
Postimi i saj i plotë:
2 herë doli në Kuvend dhe nuk e votuan Trustin. Këta nuk kanë asnjë dhembshuri për qytetarin e Kosovës. Këta janë inatçorë. Këta janë veç për xhepin e vet. Këta erdhën në emër të qytetarit dhe sot janë kundër qytetarit. Këta janë mirë, prandaj nuk ia ndinë për qytetarët. Pushteti dhe paraja tregoi se këta janë populistë, fytyrën e vërtetë të të cilëve tashmë po e sheh çdo qytetar i Kosovës. Turp për Trust! /InLajmi/