• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 30 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Hoxhaj: Qeveria Kurti nuk i ka prioritet njohjet e reja për Kosovën

Arjanita Osmanaj nga Arjanita Osmanaj
19 January 2023
në Kosovë
0 0
0
Hoxhaj: Qeveria Kurti nuk i ka prioritet njohjet e reja për Kosovën
0
SHPERNDARJE
24
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, nuk ka treguar prioritet për të siguruar njohje të reja. Sipas tij, Qeveria ka dështuar edhe t’i ruajë njohjet që janë siguruar ndër vite.

Ish-kryediplomati ka thënë se me refuzimin e gazsjellësit amerikan, Kosova e ka humbur edhe njohjen nga Greqia.

Hoxhaj ka thënë se institucionet tona kanë dështuar edhe përballë fushatës së Serbisë për çnjohje.

Ai thotë se në këtë hap, do duhej të ndërtohej një plan afatgjatë, e duke i vizituar vendet që kanë qëndrime pak më të butë karshi Pavarësisë së Kosovës.

“Qeveria Kurti prej ditës kur është votuar, ka treguar që nuk ka plan, nuk ka vullnet dhe ambicie për të bërë ndonjë punë në politikën e jashtme, dhe njohjet nuk kanë qenë prioritet, se unë jam i sigurt që edhe në kontekstin e ndryshuar ndërkombëtar, nuk do të ishte e mundur të sigurohen 10 deri 15 njohje në vit, sesa kam siguruar unë kur kam qenë ministër i Jashtëm falë punës së kolegëve në Qeveri, por jam i sigurt se vendi do të mund të merrte 5 deri në 7 njohje çdo vit. Për të ndodhur një gjë e tillë, Ministria e Punëve të Jashtme duhet të hartojë një strategji sikurse e kam bërë unë në vitin 2011, e cila do të duhej të përfshijë vendet të cilat janë afër njohjes së Kosovës, vendet të cilat kanë qëndrim neutral në raport me Pavarësinë e Kosovës, dhe vendet të cilat janë kundërshtare, dhe për secilin rast të bëhet një analizë e plotë se çfarë qëndrime kanë ata në janar të këtij viti e çfarë kanë pasur në të kaluarën”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërsa për veprimet e Serbisë, Hoxhaj rekomandon që të vizitohen vendet që rrezikojnë ta largojnë njohjen e Kosovës.

“Duhet ta bëjmë një dokument, i cili do duhej të përfshijë veprimet që i ka marrë Serbia gjatë këtyre viteve të fundit, cilat vende i kanë vizituar serbët, me cilët njerëz kanë biseduar, e kështu më radhë, dhe mandej të dilet me një analizë të plotë të të gjitha shteteve të cilat e kanë njohur Kosovën, të shihet se cilat kanë qenë vizitat e fundit”, thotë Hoxhaj për krerët e shtetit, duke i kritikuar edhe për mungesë të vizitave të mirëfillta.

“Por këta rrinë në Prishtinë, zonja Osmani, kryeministri Kurti e zonja Gërvalla rrinë në Prishtinë, shkojnë herë pas here në ndonjë konferencë ndërkombëtare, flasin më shumë gjeopolitikë evropiane dhe për atë se çfarë po ndodh në Ukrainë dhe agresionin rus, sesa të marrin veprime konkrete që ta mbrojnë interesin vital të Kosovës në raport me fushatën e egër të cilën po e bën Serbia”, u shpreh Hoxhaj.

E me refuzimin e projektit të gazsjellësit amerikan, Hoxhaj thotë se Kosova humbi edhe disa përfitime të rëndësishme, të cilat do të forconin subjektivitetin e saj ndërkombëtar.

Thotë se ky gabim, Kosovës i kushtoi me humbjen e njohjes nga Greqia, tha ai për Ekonomia Online.

“Unë jam marrë gjatë me politikë të jashtme, meqë së pari kam qenë pjesë e delegacionit të Kosovës, i cili në kuadër të procesit të Ahtisarit e ka negociuar Pavarësinë e Kosovës, dhe unë e di se çfarë qëndrime kanë pasur këto vende në raport me Kosovën para se të shpallej si shtet. E di edhe çfarë ka menduar Greqia, dhe sot kam komunikim me kryeministrin grek dhe me motrën e kryeministrit grek. Është mirë që Greqia i ka shpeshtuar vizitat në Kosovë, është mirë që bën përpjekje që t’i ndërlidh interesat e saj politik e ekonomik, por unë nuk mendoj Qeveria e Kosovës ka mundur të krijojë një momentum që vërtetë të merrej njohja greke, qoftë përmes gazsjellësit. A ka mundur projekti i gazsjellësit amerikan që ta rreshtojë Greqinë të jetë më e hapur ndaj njohjes së Kosovës, padyshim”, u shpreh Hoxhaj.

Tags: Enver HoxhajGreqiaQeveria e Kosovës
Postimi i mëparshëm

Parlamenti Evropian kërkojnë hetim ndaj komisionerit Varhelyi: Po favorizon Vuçiqin

Postimi tjetër

Pjesëmarrja në “Golden Globes” iu del “për hundësh” yjeve të showbiz-it

Të ngjajshme Postime

“KFOR-i shtyllë kyçe e sigurisë në Ballkan”, thotë ambasada gjermane
Kosovë

“KFOR-i shtyllë kyçe e sigurisë në Ballkan”, thotë ambasada gjermane

29 October 2025
1 muaj paraburgim për prokurorin Beqë Shala që dyshohet për marrje ryshfeti
Kosovë

1 muaj paraburgim për prokurorin Beqë Shala që dyshohet për marrje ryshfeti

28 October 2025
Sindikata e punëtorëve të RTK-së thirrje deputetëve që të sigurojnë alokimin e buxhetit për RTK-në
Kosovë

Sindikata e punëtorëve të RTK-së thirrje deputetëve që të sigurojnë alokimin e buxhetit për RTK-në

28 October 2025
Osmani kujton Ukë Bytyçin: Dha gjithçka për qytetarët e tij dhe për të ardhmen e vendit
Kosovë

Osmani kujton Ukë Bytyçin: Dha gjithçka për qytetarët e tij dhe për të ardhmen e vendit

27 October 2025
Lushaku: Shumë shkolla të Prishtinës pa rrymë, kuzhina nuk ka para për bukë të fëmijëve – Qeveria e ka bllokuar buxhetin
Kosovë

Lushaku: Shumë shkolla të Prishtinës pa rrymë, kuzhina nuk ka para për bukë të fëmijëve – Qeveria e ka bllokuar buxhetin

27 October 2025
Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj
Kosovë

Shifra shqetësuese: 86 të vdekur për nëntë muaj në aksidente trafiku, prej tyre 47 kanë qenë shoferë

27 October 2025
Postimi tjetër
Pjesëmarrja në “Golden Globes” iu del “për hundësh” yjeve të showbiz-it

Pjesëmarrja në “Golden Globes” iu del “për hundësh” yjeve të showbiz-it

Lajmet e fundit

Hargreaves për njohjen nga Siria: E rëndësishëm për pozitën ndërkombëtare të Kosovës, e forcon paqen e stabilitetin

Hargreaves për njohjen nga Siria: E rëndësishëm për pozitën ndërkombëtare të Kosovës, e forcon paqen e stabilitetin

30 October 2025
Edhe Lumir Abdixhiku i thotë “Po” Presidentës për takim

Edhe Lumir Abdixhiku i thotë “Po” Presidentës për takim

30 October 2025
Limaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga presidentja Osmani

Limaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga presidentja Osmani

30 October 2025
Rama nga Parisi: Kosova, shtet në të drejtën e vet – problemi është Serbia

Rama nga Parisi: Kosova, shtet në të drejtën e vet – problemi është Serbia

30 October 2025
Kërkoi ndarjen dhe shtyrjen e rastit për pengim të drejtësisë, edhe Apeli në Hagë ia rrëzon ankesën Thaçit

Kërkoi ndarjen dhe shtyrjen e rastit për pengim të drejtësisë, edhe Apeli në Hagë ia rrëzon ankesën Thaçit

30 October 2025
Azemi para takimit me Muratin: Paga minimale në sektorin privat duhet të jetë 600 euro

Azemi para takimit me Muratin: Paga minimale në sektorin privat duhet të jetë 600 euro

30 October 2025
Ambasadori gjerman uron Kosovën për njohjen nga Siria: I lumtur me dinamikën e re të njohjeve këtë vit

Ambasadori gjerman uron Kosovën për njohjen nga Siria: I lumtur me dinamikën e re të njohjeve këtë vit

30 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu