Në Kuvendin e Kosovës këtë të enjte po diskutohet Projektligji për Trustin, ku pritet që të votohet ky projektligj, përcjell InLajmi.
Për këtë projektligj foli deputeti I Kuvendit të Kosovës nga radhet e Lëvizjës Vetëvendosje Haki Abazi.
Abazi kërkuar që pozitë e opozitë të gjejnë gjuhë të përbashkët në lidhje me Projektligjin për Trustin.
“Partia Demokratike e di shumë mirë që edhe në legjislatura të mëparshme kanë qenë nënshkrimet e qytetarëve për mosshtrenjtim të energjisë elektrike. Propozimi është që nëse vërtetë dëshironi t’i ndihmoni qytetarët, të bëheni bashkë për një zgjidhje. Edhe një gjë mos manipuloni me qytetarë se kanë humbur 120.000.000 euro”, tha ai. /InLajmi/